TRETMANI

Në qendrat tona të dobësimit ofrohet shërbim i veçantë që ndodhë në disa procese, përmes aparaturave të teknologjisë më të re në këtë fushë. Përmes shërbimit tonë të dobësimit, ne ju ofrojmë shkrirjen e masës dhjamore, dhe trajtimin e thellë të saj.

Në këtë mënyrë, humbja e peshës përmes aparaturave tona vjen si rezultat i djegies së kalorive. Kështu, njerëzit që kanë provuar humbje të peshës përmes metodave tjera të pa-suksesshme, tek ne arrijnë të humbin peshë substanciale, në një afat kohor të shkurtër.
Pamundësia e humbjes së peshës shpesh ndodhë edhe për shkak të toksinave (helmeve) kimike në trup. Megjithatë, përmes përdorimit të aparaturave dhe gjatë seancave tek qendrat tona, këto toksina largohen në mënyrë të shëndetshme dhe natyrale, duke djegur kalori dhe pa ndonjë aktivitet të rëndë fizik.

Shërbimet kryesore që ofrohen gjatë një seance, në qendrën e dobësimit “Shkenda Dubova”, janë:

  • Dobësim
  • Modelim dhe tonifikim
  • Detoksifikimin
  • Drenim
  • Trajtim i celulitit

Proces i rëndësishëm në një trajtim dobësimi tek qëndrat tona është modelimi. Përmes këtij procesi bëhet rregullimi i formave të veçanta dhe pjesëve të ekzagjëruara apo të ‘fundosura’ nga dhjami. Në këto pjesë problematike punohet dyfish në mënyrë që rezultati të jetë më i frytshëm.
Drenimi (kullosja) është një proces tjetër i rëndësishëm i cili nuk lejon që dhjami të ngurtësohet. Gjatë këtij procesi, masa dhjamore copëtohet dhe kështu largohet më lehtë nga trupi.
Pas procedurave të dobësimit bëhet tonifikimi, që ndikon që trupi të mos ketë një lëkurë të ‘lëshuar’.

Në ndërkohë, proces periferik gjatë përdorimit të aparaturave tona është edhe detoksifikimi i trupit. Përmes ushqimeve jo të shëndetshme, u ekspozohemi toksinave apo helmeve. Gjatë djersitjes, lëkura ndihmon në eleminimin e toksinave dhe metaleve të rënda nga trupi ynë.
Përveç humbjes së peshës, aparaturat ndihmojnë edhe kundër problemeve shëndetësore që shkakton mbipesha.

Tretmani jonë përfshin aparaturat me rrezet infra të kuqe. Rrezet infra-red kanë dëshmuar të ndihmojnë në shërimin e disa sëmundjeve si artritit, cefaleve, mpikjes së gjakut, sinusit, asmës bronkiale, pagjumësisë, ankthit, sresit etj.

Problemet tjera që shkakton mbipesha janë edhe: problemet e boshtit kurrizor, lukthit, depresionit, diabetit etj. Përmes humbjes efektive dhe përmbajtësore të peshës, qendrat tona ju ndihmojnë të dukeni bukur dhe të ktheni freskinë e shëndetit në jetën tuaj.